Kurset e disponueshme

IQE 11: Physics for Computer Engineering


GENERAL PHYSICS I

GENERAL PHYSICS II


Lecturer: Prof. As. Dafina Xhako 

IQE 10: Teknik i pajisjeve mjekësore

KURS ME REGJISTRIM: 
Kursi i Teknikut të pajisjeve mjekësore është kursi i vetëm në Shqipëri dedikuar për formimin e profesionistëve që angazhohen me shërbime në fushën e pajisjeve mjekësore, laboratorike  etj. Përmbajtja është përshtatur mbi nevojat që kanë kompanitë e ndryshme që operojnë në tregun shqiptar për personel të kualifikuar që njeh mirë tipologjinëpajisjeve mjekësore, ndërtimin dhe funksionimin  e tyre në mënyrë që të mundësojnë shërbime, riparime, kontroll cilësie dhe monitorim të tyre.
Kursi ofrohet nga stafi i Albanian Medical Technology (ALBMEDTECH) në bashkëpunim me Shoqatën shqiptare të Fizikës Mjekësore (AAMP)
Fillimisht ju duhet të regjistroheni dhe më pas të aksesoni kursin e plotë
Shkruani në info@iqe.al ose kontaktoni në Tel: 0682264725
PËRMBAJTJA E KURSIT:

KAPITULLI 1: Koncepte themelore të teknologjisë mjekësore (Bazat e Teknologjisë Mjekësore, Roli i teknologjisë në mjekësi, Zhvillimet e teknologjisë së instrumenteve biomjekësore, Sistemet fiziologjike të trupit, Burimet e sinjaleve biomjekësore, Sistemet themelore të instrumenteve mjekësore, Kërkesat e performancës së instrumenteve mjekësore, Sistemet mjekësore inteligjente)

kKAPITULLI 2: Koncepte themelore të teknologjisë mjekësore (Teknologjia e pajisjeve mjekësore portable, Sistemet mikro elektro mekanike (mems), Sistemet e komunikimit në pajisjet mjekësore, lidhjet pa tel në instrumentet mjekësore, Kufizimet të prgjithshme në projektimin e pajisjeve mjekësore, Rregulloret e përdorimit të pajisjeve mjekësore, Roli i përdorueseve, inxhinierëve dhe vlerësueseve të pajisjeve mjekësore

KAPITULLI 3: Sinjalet dhe elektrodat bioelektrike (Origjina e sinjaleve bioelektrike, Regjistrimi i sinjaleve, Zbërthimi dhe dixhitalizimi i sinjaleve biomjekësore, Analiza e sinjaleve biomjekësore

KAPITULLI 4: Sistemet matëse dhe monitoruese (Sistemet biomjekësorë në kardiologji, Aritmia dhe instrumentet e monitorimit ambulator, Instrumente të monitorimit të fetusit, Oksimetrat, Matja e rrjedhës së gjakut dhe daljes së zemrës),

KAPITULLI 5: Sistemet matëse dhe monitoruese (Telemetria biomjekësore, Teknologjia e telemjekësisë, Analizues të funksionit pulmonar Instrumente laboratorike klinike, Analizues të gazrave në gjak, Numërues të qelizave të gjakut, Audiometra dhe mjete dëgjimi)

KAPITULLI 6: Sistemet Moderne të Imazherisë mjekësore (Teknologjia e pajisjeve me rreze X dhe radiografia dixhitale, Tomografia e kompjuterizuar me rreze X, Sisteme të imazherisë mjekësore bërthamore)

KAPITULLI 7: Sistemet Moderne të Imazherisë mjekësore (Sistemi i imazherisë me rezonancë magnetike, Sistemet e imazherisë me ultratinguj)

KAPITULLI 8: Sistemet Moderne të Imazherisë mjekësore (Sisteme të Imazheve Termike Sisteme të imazherisë hibride)

KAPITULLI 9: Sistemet Moderne Terapeutike (Stimuluesit kardiak, Defibrilatorët kardiak, Instrumentet kirurgjikale, Zbatime të lazerit në fushën biomjekësore, Pajisjet e fizioterapisë dhe elektroterapisë

KAPITULLI 10: Sistemet Moderne Terapeutike Pajisjet e hemodializës (Litotriptorë, Pajisjet për anestezi, Ventiluesit, Pajisjete teleterapeutike)

KAPITULLI 11: Certifikimi i pajisjeve mjekësore (Testet e pranimit, komisionimi, kodet e sigurisë, Kontrolli periodik, mirëmbajtja, monitorimi dhe certifikimi)

KAPITULLI 12: Certifikimi i pajisjeve mjekësore (Protokollet QA dhe QC, Siguria e personelit dhe pacientit

PRAKTIKË (10 Seanca)

TESTIME

CERTIFIKIMI


TIM Imazheria mjekësore
  • PayPal

Ky kurs pëmban njohuri të nivelit universitar. Është i përshtatshëm për studentë apo të diplomuar që duan të marrin njohuri të thelluara në imazherinë mjekësore. Jepen njohuritë themelore mbi proceset fizike dhe si përftohen imazhet mjekësorë. Të njohim llojet e imazheve, analogë dhe numerikë dhe  disa teknika kryesore me anën e të cilave përftohen këto imazhe. 

Aksesi me regjistrim. Kontaktoni administratorin ose pedagogun e lëndës për më shumë informacion. 

Mail: info@iqe.al

IQE 3: Fizikë Mjekësore

KURS ME REGJISTRIM:

Ky program pëmban njohuri të nivelit universitar. Është i përshtatshëm për studentë apo të diplomuar që duan të marrin njohuri të thelluara të fizikën e aplikuar nëmjekësi. Aksesi me regjistrim. Kontaktoni administratorin ose pedagogun e lëndës për më shumë informacion

IQE

IQE 8: Njohuritë bazë të kompjuterit për fëmijë

KURS ME REGJISTRIM: PËR NXËNËSIT E ARSIMIT 9-VJEÇAR

Per te aksesuar kursin ju lutemi kontaktoni pedagogun e kursit ne e-mailin info@iqe.al

ky kurs eshte i pershtatshem per nxenesit e arsimit 9-vjecar dhe bazohet ne programin qe zhvillohet. Kursi zhvillohet ne distance duke nderthurur materialet didaktike, video simuluese dhe nderveprim on line. Gjate kursit do te zhvillohen diskutime, pyetje dhe teste per te siguruar pervetesimin e njohurive. 

Suksese

IQE 5: Matura shteterore: FIZIKA

KURS ME REGJISTRIM:

Pasi të regjistroheni, shkruani email në info@iqe.al për të marrë kodin për akses!

Fizika është një nga lëndët me të rëndësishme të fushës së shkencave natyrore, me një konceptim të thellë shkencor, që përmes veprimtarive praktike dhe arsyetimeve logjike u mundëson nxënësve studimin sistematik të strukturës së botës fizike dhe natyrore përmes vëzhgimeve dhe eksperimenteve. Mësimi i lëndës së fizikës zbulon lidhjen reciproke ndërmjet dukurive dhe ligjeve të saj, si dhe i aftëson nxënësit për t’i zbatuar ato në situata të jetës së përditshme. Kurrikula e lëndës së fizikës është bazuar në tekstet më të mira ndërkombëtare dhe  shërben për konkurset e pranimit në universitetet brenda dhe jashtë vendit. Kursi zhvillohet në mënzrë të kombinuar me takime online, të drejtpërdrejta, prezantintime, diskutime, shembuj, teste, quize, zhvillime, simulime etj. Kursi ka njëstrukturë bazë i ofrientuar sipas një programi të caktuar. Për raste specifike një grup temash mund të zhvillohen më me detaje. Për cdo kapitull zhvillohen testet përmbledhëse dhe evidentimi i tematikave të paqarta. Grupi i kursit jo më shumë se 5 vetë. 

Suksese!


IQE 4: Matura shteteore: MATEMATIKA

KURS ME REGJISTRIM:

Provimet e Maturës janë provimet më të rëndësishme në rrugëtimin tuaj akademik, për arsye se rezultatet e këtyre provimeve do të llogariten bashkë me notën tuaj mesatare e si rrjedhojë ato do të ndikojnë shumë në mesataren tuaj e cila do të përdoret për t’ju bërë juve të mundur kalimin dhe rregjistrimin në një program studimi në universitet. Kursi permban ushtrime dhe diskutime qe mund tju vijne ne ndihme per provimin  matematikes. 

Kohezgjatja e  kursit 6 jave

IQE Team


IQE 6: Mbrojtja nga rrezatimi në qendrat radiologjike
  • PayPal

KURS ME REGJISTRIM: 

ORGANIZUAR NGA AAMP (Shoqata Shqiptare e Fizikës Mjekësore) NE BASHKEPUNIM ME IQE

Kursi i radiombrojtjes është përshtatur për profesionistët që punojnë në shërbimet apo qendrat diagnostike që operojnë me rrezatime jonizues X. Ky kurs fokusohet në përditësimin e njohurive në lidhje me protokollet e radiombrojtjes që duhet të ndiqen dhe zbatohen nga personeli i angazhuar në përdorimin e rrezatimit X  midis vlerave 20 kV - 150 kV. Përmbajtja e kursit është përshtatur me nevojat që kanë kategori të ndryshme profesionistësh si: fizikanë mjekësorë, oficerë të radiombrojtjes, dozimetristë, onkologë, imazheristë, stomatologë, laborantë, radiologë etj. 

Kursi përmban 10 seanca të organizuara on line bazuar në praktikat më të mira të edukimit në distancë. për të marrë më shumë informacion mbi përmbajtjen dhe lektorët e angazhuar në këtë kurs, lutemi na shkruani në info@iqe.al ose telefononi organizatorët e tij, AAMP në numrin e telefonit 0682264725

Faleminderit!

IQE 9: Webmaster (Joomla& wordpress)
  • PayPal

KURS ME REGJISTRIM: 

Pasi të regjistroheni dhe të kryeni pagesën ju do të keni akses! Na shkruani email në info@iqe.al për më shumë info

Kursi Webmaster (Joomla& wordpress) ka për qëllim të japë bazat për përgatitjen dhe dizenjimin e një website-i. Kursi fokusohet në tre aspekte kryesore - komunikimin, hartimin dhe implementimin e njohurive për dizenjimin e një website. Ju do të zhvilloni njohuri teknike bazë në dizenjimin e një website në platformën Joomla dhe WordPress. Ky kurs bazohet në njohuri specifike mbi dizenjimin e një website në platformen Joomla dhe wordPress duke marre shembuj konkretw pwr cdo ybatim. Kursi është me regjistrim dhe përmban 15 seanca. Çdo seancë zgjat 2 orë dhe organizohet on line me materiale dhe komunikim i drejtpërdrejtë. Materialet do të jenë leksione, shembuj, zbatime, leksione on line, diskutime, simulime me screen share, lidhje me anydesk chrome remote dhe team viewer. 

Pë të ndjekur kursin fillimisht regjistrohuni. Pasi të merrni konfirmimin, ju do të keni akses të plotë në programin  e trajnimit për nje periudhë 3 mujore, në kalendarin dhe materialet e kursit.

Suksese

2020/7 Baza e te Dhenave (Database)

KURS ME REGJISTRIM:
Pasi të regjistroheni, shkruani email në info@iqe.al për të marrë kodin për akses!
Ky kurs permban leksione te organizuar ne forme interaktive. 

IQE 1: Scrum Master Training

KURS I HAPUR: 

Pasi të regjistroheni, shkruani email në info@iqe.al për të marrë kodin për akses!

Scrum është një framework për të zhvilluar, dorëzuar dhe mirëmbajtur produkte komplekse. Ky udhëzues përmban përcaktimin e Scrum. Ky përcaktim përbëhet nga rolet, ngjarje dhe artifaktet e Scrum si dhe nga rregullat që i lidhin bashkë. Ken Schwaber (Shuaber) dhe Jeff Sutherland (Sadhërlend) kanë zhvilluar Scrum-in; Udhëzuesi i Scrum-it është shkruar dhe mundësuar prej tyre. Së bashku, ata qëndrojnë pas tij

IQE 2: Organizimi i nje Webinar-i

KURS I HAPUR:

Pasi të regjistroheni, shkruani email në info@iqe.al për të marrë kodin për akses!

Ky kurs u vjen ne dihme te gjithe personave te angazhuar ne veprimtari on line, workshope, konferenca  si drejtues, institucionesh, projektesh, OJF etj. Per te aksesuar kursin, regjistrohuni!

  1. Vendosni për një temë webinar
  2. Zgjidhni formatin tuaj webinar
  3. Krijoni përmbajtjen tuaj
  4. Zgjidh një platformë webinar
  5. Zgjidhni një datë dhe kohë
  6. Promovoni webinar-in tuaj
  7. Drejtoni webinar-in tuaj
  8. Analizoni të dhënat tuaja


IQE 7: Mesimdhenia on line

KURS ME REGJISTRIM:
Pasi të regjistroheni, shkruani email në info@iqe.al për të marrë kodin për akses!
Ky kurs permban 10 seanca të organizuar në formë interaktive. Kursi mund të ndiqet nga mësues, trajnerë, pedagogë etj të cilët janë të angazhuar në mësimdhënien online:
Temat:
1. Konceptet bazë të mësimdhenies on line
2. Organizimi i kursit
3. Pjesmarrësit
4. Materialet didaktike
5. Organizimi i leksioneve, seminareve, diskutimeve, ndërveprimi me platformat BBB, ZOOM etj
6. Ndërveprimi me studentët, detyra kursi , ese kuize, etj
7. Testimet e pjeshsme dhe diskutimi i pritshmërive, objektivave
8. Vlerësimi i arritjeve, testimi i njohurive, aftësive dhe kompetencave
9. Përmbyllja e kursit, feedback dhe diskutime

Site announcements

Kurset e reja në dispozicionin tuaj

by IQE LMS -

Instituti për Cilësi në Arsim eshte institucion i fokusuar teresisht ne mbeshtetje te institucioneve arsimore, edukative e trajnuese. Me qellimin e vetem rritjen e cilesise se edukimit duke perdorur teknologjine, IQE eshte nder institucionet e pakta qe aplikojne dhe nderthurin metoda te ndryshme inovative te mesimdhenies. 

IQE nepermjet platformave te veta mundeson lidhjen midis ofrueseve dhe perfitueseve te edukimit. E-training eshte platforma qe lidh institucione, organizma, profesioniste dhe individe qw ofrojne oforjne edukim dhe trajnimka me individe qe duan te zhvillojne aftesite profesionale apo shkencore. Ne e-training oforhen disa kurse edukimi apo trajnimi te personalizuara me kohezgjatje te ndryshme ne varesi te kerkesave qe perfituesit kane.

Për te periftuar sherbimet qe IQE nepermjet e-training, regjistrohuni në një nga kurset tona dhe përfitoni eksperiencën e nevojshme!

Instituti per Cilesi ne Arsim

Faleminderit per besimin!